Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha zbardh të vërtetën për paktin: Si u kap Rama në befasi dhe gafa gjysëm fatale që bëri. Meqë po i nxjerrim të gjitha...

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me prapaskenat e negocimeve para arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha.

Berisha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasili është shprehur se Rama u kap në befasi në momentin që Basha pranoi paketën McAllister. Sipas ish-kryeministrit gabimi fatal i Edi Ramës ishte se u ul dhe shkruajti propozimin e tij gjë që hodhi poshtë atë që ishte propozuar.

Pjesë nga fjala e Berishës në studio:

Takimi i dytë Rama basha në Presidencë. Pjesa e dytë është propozuar nga Lulzim Basha. Unë personalisht kur erdhën këto letrat i them ambasadorit futi këto letrat dhe propozimin e Lulzim Bashës.

Vetingu ka qenë pjesë e kushtit nga amerikanët. Ka qenë pika e katërmbëdhjetë.

Qe një gjë e bukur shumë aty. Edi Rama kujtoi se ne nuk do ta pranonim paketën. Ambasadori ja dha edhe Edi Ramës edhe Lulzim Bashës propozimin. Meqë po i nxjerrim të gjitha. Propozimi i Edi Ramës ishte zv/ kryeministri.

Ambasadori qëndroi 90 minuta me Edi Ramën pastaj me zotin Basha, pastaj bisedoi dhe me mua në telefon.

Kur zoti Basha e pohoi që ne e pranojmë plotësisht paketën e zotit Yee, e kapi Ramën në befasi dhe refuzoi. Rama bëri një gafë gjysëm fatale.

Rama u ul dhe shkrojti paketën e tij. Ajo shërbevi si dokument që ai po hedh poshtë atë që ra dakort dhe zoti Basha i qëndroi tërësisht paketës. Edi Rama kaloi tunelin sikur kaloi ylberin, ndërroi gjini.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu