Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha zbardh takimin me Glover: E informova mbi puçin ndaj opozitës dhe vendosmërinë e PD për zgjedhjet e 14 majit

Shkruar nga Newsbomb
Berisha zbardh takimin me Glover: E informova mbi puçin ndaj

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka përfunduar takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu.

Në një prononcim për mediet, Berisha zbardhi detaje nga takimi, duke thënë se ishte një takim informues për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai theksoi se PD i paraqiti Glover të gjitha problematikat që ka pikasur në këtë proces elektoral

“Ishte një takim në të cilin diskutuam gjerësisht mbi procesin zgjedhor, dhunimin në vlerësimin tonë një nga një të ligjit elektoral dhe konventave ndërkombëtare për zgjedhjet e lira.

Informova gjithashtu zonjën për ‘puçin’ anti-kushtetues ndaj opozitës shqiptare, bashkëpunimin e korrupsionit shqiptar ndërkombëtar për të lënë vendin pa opozitë dhe vendosmërinë e PD për të çuar para procesin electoral.

Mendoj se zonja Glover ishte tek ne në një takim për t’u informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Them se ne paraqitëm të gjithë problematikën për një proces normal zgjedhjesh”, deklaroi Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll