Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Berisha: Xhelati i shqiptarëve u zgjodh nënkryetari i Parlamentit, Vuçiç dëshmoi që ka mbetur siç ka qenë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas zgjedhjes Bozhidar Deliq, si nënkryetari i parlamentit të Serbisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se Deli është xhelaati i shqiptarëve të Kosovës, dhe me zgjedhjen e tij sipas kreut të PD Vuçiç ka sfiduar ligjin ndërkombëtar.

Berisha thekson se zgjedhja e tij është një provokim i rëndë ndaj viktimave të gjenocidit serb dhe me këtë akt Vuçiç dëshmoi se ka mbetur siç ka qenë “Geobels i Sllobodan Millosheviçit ideator dhe mbështetës i krimeve monstruoze të serbëve ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve”.

“Xhelati i shqiptarëve të Kosovës, Bozhidar Deliq zgjidhet nënkryetar i parlamentit të Serbisë.

Vuçiç sfidon ligjin ndërkombëtar dhe qytetërimin perëndimor!

Në një sfidë të hapur ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç zgjodhi me votat e partisë së tij, Deliq si nënkryetar të parlamentit të Serbisë. Bozhidar Deliq është një xhelat i vërtet i shqiptarëve në Kosovë.

Ai ishte komandant i brigadës famëzeze së 549 të ushtrisë serbe e cila në Gjakove, Prizren dhe Rahovec sipas veprimtares së njohur të të drejtave të njeriut, Sonja Biserko “ka vrarë mbi 2.174 civilë”. “Prej tyre mbi 450 janë gjetur në varreza masive në Serbi”.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të Putinit të vogël dhe padronit të Edi Ramës, si një provokacion të rëndë ndaj viktimave të gjenocidit serb, por dhe mbarë botës së qytetëruar. Me këtë akt të hapur armiqësor ndaj kombit shqiptar, por edhe komunitetit ndërkombëtar, duke shpërblyer xhelatët e masakrave dhe gjenocidit serb, presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç dëshmon se ka mbetur siç ka qenë, Geobels i Sllobodan Millosheviçit ideator dhe mbështetës i krimeve monstruoze të serbëve ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve. Sb”, shkruan Berisha.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img