Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

“Berisha vesh jelek antiplumb”, gazetari Hoxha poston fotot: Kush e kërcënoi me jetë?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

1043eb2060a63c81d4dfd84c86f39503

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se gjatë vizitës në Shkodër dhe Elbasan gjatë kësaj jave, ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur të veshur jelek antiplumb.

Hoxha pyet se kush e ka kërcënuar me jetë Berishën që ka vendosur të veshë jelekun antiplumb, ndërsa bën ironi duke thënë se krerët e politikës lëvizin me antiplumb e eskorta, po ashtu edhe krerët e bandave. Hoxha thotë se popullit i mbetet të  vendosë helmetë çeliku në kokë dhe të veshë prekë hekuri.

Shkrimi i Artan Hoxhës:

Kush e veshi me jelek antiplumb Sali Berishën…

Kisha shumë kohë që nuk e shihja në publik, të veshur me jelekun e famshëm antiplumb Sali Berishën!!!! Edhe pse në fakt ai lëviz gjithnjë jashtë Tiranës me eskortë dhe i shoqëruar mirë nga njerës shumë të besuar. Cfare rreziku ka ndjere politikani me i rendesishem i Shqiperise ne 28 vitet e fundit?!!! Kush e ka detyruar te vesh jelekun antiplumb edhe kur jep konferenca shtypi ne publik para gazetareve?!!! A kane dijeni Policia e Shtetit dhe sherbimet sekrete te vendit per kete rritje te ndjeshme te nivelit te sigurise nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit?!!! Kush e ka kercenuar me jete Berishen?!!!!….

Ne fakt Berisha eshte historikisht shume i kujdesshem per veshjen e tij ne publik. Ndryshe nga veshja ekstravagante e kryeministrit Rama(me nallane, atlete te bardhe etj), Berisha vishet serioz, me kostum, por dhe kur nuk ka veshur kostum gjithnje ka xhakete siper. Ajo qe ra ne sy ne dy vizitat e tij te fundit, ne qytetet problematike te Shkodres dhe Elbasanit, ishte fakti se i eshte kthyer jelekut te tij antiplumb. Per kete shkak nuk e pate te veshur me kostum ose xhakete siper si zakonisht.

Qe nga vizita e tij ne Afganistan, kur ishte kryeminister, nuk e kam para ta vesh ne publik jelekun special antiplumb me ngjyre te erret.

Kur kryeministri Rama leviz me eskorte, presidenti Meta me eskorte, shefi i opozites Basha me eskorte, Sali Berisha leviz me eskorte e tashme dhe me jelek antiplumb(te kater sebashku kane shoqerues zyrtare nga Garda e Republikes), boset e krimit levizin me eskorte, mjete te blinduara dhe armatosur rende, atehere popullit i mbetet te vendose helmete celiku ne koke, te ngjesh lopaten xheniere ne brez dhe te vesh brek hekuri.

Ne foton e pare: Berisha me jelekun special antiplumb me ngjyre te erret ne Afganistan, siper tij ka veshur dhe nje gjoksore…

Ne foton e dyte: Berisha me jelekun antiplumb duke dhene konference shtypi ne ambjentet e hotel Rozafa ne Shkoder diten e hene, me 3 shtator 2018.

Ne foton e trete: Berisha, veshur me te njejtin jelek antiplumb duke folur para gazetareve sot paradite ne Elbasan, 6 shtator 2018…

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img