Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Berisha ultimatum Ramës nga ‘Çadra e Lirisë”: Do kesh vetëm zgjidhje fatale, çfarë të pret me 7 maj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Çadra e Lirisë i është drejtuar Ramës me tone të ashpra e ofendime si dhe duke i vënë ultimatum. 

“Edvin mos i rri larg zgjidhjes poltike, se do kesh vetëm zgjidhje fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje për ty, kryekriminel që mbushe vendin me narkotrafikant, zgjodhe mëshirën, por edhe mëshira ka një kufi, pastaj të pret fataliteti”, u shpreh Berisha.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të Kavajës “ta shtrojnë 7 majin me guximin. Paqësisht dhe me dinjitet të rrëzojë këtë farsë”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mbajtën 47 vite pushtetin, vetëm e vetëm me krimin. Ai që fliste ai dënohej, ai pushkatohej. Vet i kishte shkolla spitale por pushteti mbahej me krimin. Sot pushteti i tyre është ai i një krimineli biologjik. Ka vendosur të mbajë pushtetin me krim. Në këtë vendim ai nënshtroi Shqipërinë.

Edi Rama përpiqet të mbijetojë politikisht me krimin. Ja ku po t’i themi këtu se ne do të shembim ty perandorinë e krimit dhe të drogës, dhe çdo ditë që po kalon laku në fyt të po ngushtohet. Mashtrues ordiner.

Tre ditë më parë, deklaronte se unë do të bëj çfarë thotë EPPE.

Edvin mos i rri larg zgjidhjes poltiike se do kesh vetëm zgjidhje fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje për ty, kryekriminel që mbushe vendin me narkotrafik, zgjodhe mëshirën, por edhe mëshira ka një kufi, pastaj të pret fataliteti.

Data 7 maj çadra është një ditë historike nga anët e demokracisë shqiptare. Pas 27 vitesh, Tirana sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Me 7 maj Kavaja firmos fitoren e saj. Kavaja hedh në kosh të plehrave, ja përplas në surrat farsën e drogës, farsën e krimit Edvin Kristaq Ramës.

Thirrja ime për qytetarët e Kavajës: Ta shtrojnë 7 majin me guximin. Paqësisht dhe me dinjitet të rrëzojë këtë farsë. Me 7 maj fitore! Fitore! Fitore! 

Më shumë

spot_img