Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha tregon hapin e radhës së opozitës: Masa të forta do merren në vijim!

Shkruar nga Newsbomb
Berisha tregon hapin e radhës së opozitës: Masa të forta do

Ish-kryeministri Sali Berisha pas seancën plenare ka mbajtur një komunikim të shkurtër me gazetartët.

I pyetur pë hapin e radhës nga deputetët demokratë, Berisha u tregua i prerë kur tha se cila masa edhe më forta do merren në ditët në vijim.

“Për marrjen e pushteteve të Parlamentit dhe bllokimin e të drejtave Kushtuese të deputetëve, ai do të trajtohet si puçist. Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë di kishin venë 15 veta në një derë. Asgjë nuk do e ndalë aksionin politik të opozitës. U detyruan të vepronin kështu. Ne në mbrojtje të Kushtetues nuk njeh kufi. Kjo ishte seance e turpit, janë mëkatarë, ata që folën sot sidomos”, tha Berisha.

Kujtojmë se seanca plenare e ditës së sotme ka zgjatur vetëm 14 minuta dhe shkak u bënë deputetët e opozitës. Ata kanë shkaktuar kaos në Kuvend dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë deri në plotësimin e kushteve nga ana e mazhorancës.

Sapo kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nisi  fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës nisën të hedhin tyumuese  dhe të përplasin tavolinat me duar.

Deputeti, Flamur Noka, u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare, pasi hodhi tymuese përpara foltores së Kuvendit , një përpjekje për të ndërprerë sencën plenare.

Më herët deputetët e opozitës u përplasën edhe me Gardën. Në një moment Flamur Noka provokoi Gardën duke thënë se në xhep kishte flakadanë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed