Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Berisha thirrje të rinjve demokratë: Së bashku do krijojmë opozitën e vërtetë shqiptare!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha është duke mbajtur fjalën e tij në një “foltore” me të rinj dhe të reja të FRPD-së.

Krah Berishës qëndron edhe kreu aktual i të rinjve demokratë Belind Këlliçi, i cili vendosi t’i bashkohet foltores një ditë pasi kryetari Lulzim Basha shpalli zgjedhjet për kryetar të FRPD.

Berisha u ka thënë të rinjve demokratë se kjo është foltorja më e rëndësishme që ai ka mbajtur deri më tani, pasi sipas tij, janë këta të rinj e të reja që do ta shndërrojnë PD-në në një forcë të fitores.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju anëtarë dhe anëtare, drejtues të Forumit Rinor, nuk kursyet asgjë në këto vite, u përballët me dhunën dhe terrorin e narkoshtetit, u përballët me egërsinë e narkopolicisë së tij. Me shëmtinë e qelive, të burgjeve dhe komisariateve, për të mbrojtur idealet e PD, për të mbajtur në këmbë një opozitë e cila duhej t’u printe shqiptarëve drejt fitores. Për mua kjo foltore, është më e rëndësishmja, është vendimtare në përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD-së, për shndërrimin e saj, në një opozitë të vërtetë shqiptare, për shndërrimin e saj në një forcë të sigurtë të fitores.

Unë e di që ju jeni vajzat dhe djemtë e idealeve më të pastërta të shoqërisë shqiptare. Sepse unë e di se ju jeni me ëndërrat më të bukura për veten, shoqërinë dhe Shqipërinë. Unë e di se guximi juaj është më i madhi, më i pakufijshëm se i të gjithë të tjerëve. Ndaj dhe unë besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtytje e madhe për mbarë shoqërinë shqiptare, në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në këto momente, në një moment kritik. Unë jam i sigurtë se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare. Dhe njëlloj si 30 vite më parë, nënat dhe baballarët tuaj, motrat dhe vëllezërit, përmbysën diktaturën komuniste. Ne do të përmbysim narkoshtetin. Do shembim muret dhe do përmbysim këtë regjim.

Ju ftoj ju, çdo vajzë, çdo djalë pavarësisht nga bindjet politike, le të mendoj për një moment, çfarë ka bërë kjo narkoqeveri? Ajo ju ka rezervuar urrejtje e përçmim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img