Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Berisha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të regjistrohen: Serbia po përdor forma unike për t’i çregjistruar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë programeve të egra shpopulluese të qeverisë serbe.

Nga ambientet jashtë parlamentit, Berisha tha se Serbia ka përdorur disa prej mënyrave më unike në botë për të zvogëluar numrin e shqiptarëve që banojnë në Serbi, siç ishte pasivizimi i adresave.

“Thirrja ime është për shqiptarët e Komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, por edhe të gjithë shqiptarëve në Serbi të marrin pjesë në regjistrim. Një regjistrim problematik. Vuçiç ja bërë gjithçka me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat mijëravjeçare të Luginës së Preshevës. Format e tij për të çrregjistruar shqiptarët nga trojet e tyre shekullore, janë unike në botë.

Njëra ishte që postieri të mos i hapë derën. Ky racizëm primitiv ndaj shqiptarëve, duhet të marrë vetëm një përgjigje. Regjistrimin masiv të të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen, si banorë të Komunave të Luginës së Preshevës. Aty ata kanë qenë ndër shekuj, dhe aty do të jenë duke i rrezistuar programeve të egra shpopulluese të serbomadhisë”, deklaroi Berisha.

Më shumë




spot_img








spot_img