Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha thirrje demokratëve: Mos u bëni skllevër të Bashës, në 8 Janar do të mblidhemi në shtëpinë tonë

Shkruar nga Newsbomb
Berisha thirrje demokratëve: Mos u bëni skllevër të

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Gjirokastër me rastin e 31 vjetorit të themelimit të degës së PD-së.  

Ai u bëri thirrje demokratëve që të mos mashtrohen e të bëhen skllevër të Lulzim Bashës, pasi sipas tij kjo nuk është një çështje zyrash, por ka për qëllim përparimin themelor të demokracisë.

“Ne pa lider të vërtetë arritëm 620 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Këto tre muaj dëshmojnë se ligësia e njeriut për të cilin e mbështetëm aq shumë nuk paskan fund. Ju bëj thirrje të mos mashtroheni, nuk është çështje zyrash, nuk është çështje personash, ata që duhet t’jua paraqesin ju, ata janë avokatë, janë mercenarë të antivlerave, çështja dhe beteja që po zhvillohet është vetëm një: përparimin më themelor të demokracisë, a do të qeverisë shumica, apo pakica mbi dhunë mbi shumicën.

Ato janë akte historike pabesie. Ai  nuk do të pranojë vendimin tuaj jo të kësaj salle, por të 44 mijë anëtarëve të PD. Ky njeri i cili dy muaj më parë më thoshte se mua nuk më shkarkon kuvendi se më kanë votuar anëtarë, ai sërish thotë se nuk i njoh ata. Ai kërkon t’ju paraqesë dy mijë persona të mbledhur në një sallë përpara delegatëve. S’kemi të bëjmë me karrige, por do të vendosë pakica apo shumica. Edi Rama është regjisor kryesor i këtij skenari. Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju blen dhe ju shet çdo ditë për interesat e veta. Më 8 janar do jetë rikthimi i selisë së PD në shtëpinë e demokratëve të lirë”, tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll