Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha tha se s'do i lejonin, Nikolla dhe socialistët shkojnë dy orë para në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Berisha tha se s'do i lejonin, Nikolla dhe socialistët shkojnë dy

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi ditën e djeshme se demokratët do u bënin ‘pritë’ socialistëve para ambienteve të Kuvendit dhe nuk do i lejonin që të futeshi në sallë, socialistët kanë marrë masat dhe janë paraqitur në sallë dy orë para.

Burime për mediat bëjnë me dije se disa deputetë socialsitë dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, janë paraqitur rreth 2 orë para në Kuvend.

Ish-kryeministri ka paralajmëruar protestë dhe bllokim tëk ësaj seance plenare, dhe për këtë arsye ata kanë shkuar më herët në sallën plenare ku dhe pritet që të japin autorizimin për për arrestimin e Berishës.

SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesën për dhënien e autorizimit për ndryshimin em asës së sigurisë ndaj Sali Berishës, më 12 dhjetor pasi ish-kryeministri, nën akuzë për privatizimin e ish kompleksit Partizani, nuk respektoi masën e parë, atë të detyrimit për paraqitje.

Me 6 vota pro Këshilli i Mandateve i hapi rrugën më 18 dhjetor kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimti të ish-kompleksit Partizani. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ishte i vetmi përfaqësues nga opozita i cili bashkoi votën e tij me pjesën tjetër të anëtarëve socialistë për t’i hapur rrugën lëshimit të autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës.

LEXO EDHE: Kuvendi do t’i hapë rrugë SPAK-ut, Berisha skenar për t’u bërë “pritë” socialistëve

Sakaq, mbrëmjen e djeshme u depozituan në Kuvend edhe dy raportet e anëtarëve të Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishës.  Njëri raport është nga mazhoranca, ndërsa raporti tjetër është i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili ishte edhe i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet e përpiluara në Këshillin e Mandateve kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese