Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Berisha tërhiqet nga beteja për Selinë? Deklarata nga Fieri: Problemi s’janë karriget dhe zyrat, jemi aq zemërgjerë sa ia falim Lul Bravës…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një ceremoni me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Fier.

Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, të cilin e ka quajtur “një farë e keqe”.

Por Berisha nuk ka lënë pa përmendur as betejën për Selinë e Partisë Demokratike që gjatë ditëve të fundit është intensifikuar me tentativën e mbështetësve të tij për të hyrë në ambientet e brendshme, ndërsa nga ana tjetër, Basha ka marrë masat, siç e akuzojnë duke ndërruar bravat e dyerve.

Berisha tha nga Fieri se qëllimi nuk është marrja e një zyre apo karrigeje, duke shtuar se ai është aq zemërgjerë sa t’i falë Bashës 20 karrige dhe 20 brava.

Kujtojmë se Grupi i Rithemelimit të PD-së, do të organizojë protestë në datën 8 janar, ku s’kanë munguar as zërat që flasin për largimin me forcë të Bashës nga selia.

Për këtë protestë, Berisha u shpreh se do të jetë paqësore.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Ai dështoi në çdo nisëm që ndërmori në 8 vite, ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm. Jo se ne nuk punuam, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme, “fara e keqe, e tillë mbetet”. Dje më pyeste një mik më thoshte “si ka mundësi ky njeri?”. Asnjë mundësi nuk ka, veç se ishte një farë e keqe që ne nuk e kuptuam. Asnjë njeri nuk ka shfaqur standardet e ulëta morale të këtij njeriu. Ky dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka. Pasi kaloi nga humbja në humbje në 8 vjet, i thotë shqiptarëve “më ndiqni se jam e ardhmja”. Edi Rama me pengun e tij kërkojnë të marrin shtëpinë e lirisë, shtepinë tuaj, shtëpinë tonë. Më lejoni për secilin prej jush, për çdo shqiptare dhe shqiptar, t’u sqaroj dhe garantoj se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë, se ne jemi aq zemërgjerë sa që do i falnim Lul Bravës 20 karrige dhe 20 brava. Problemi është tek parimi themelor i çdo demokracie të vërtetë, në të cilin shumica sundon dhe pakica respektohet.

Më shumë




spot_img








spot_img