Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Të rikuperohen pamjet e “çimkës” në zyrën e Tahirit

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon që të rikuperohen pamjet e regjistruara nga përgjuesi i paligjshëm i vendosur në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Berisha shprehet se duhet të kontaktohet për ekspertizë një nga kompanitë më të fuqishme në këtë fushë në mënyrë që të rikuperojë përgjimet. Sipas tij, këto përgjime do nxjerrin në pah skandale të mëdha të ministrit Tahiri.

Berisha në Facebook:

“Oficeri dixhital informon:

-Saje qorri drëgoi sot në prokurori pasi për 1 javë rrjesht fshiu dhe manipuloi të gjithë videot e rregjistruara në "Çimkën" që i kishin vendosur në zyrë. Me këtë rast i bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të kontraktojë për ekspertizë kompaninë më të fuqishme të fushës për të rikuperuar të gjithë pamjet e regjistruara në zyrën e Saje qorrit, të cilat do t'u provonjeë shqiptarëve serinë e skandaleve në zyrën e tij, disa prej të cilave sipas oficerit dixhital janë aq të fëlliqura saqë Xhelili i bashkisë duket lule në krahasim me histerikun e ministrisë! sb”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu