Mbrëmjen e sotme gazetari Çim Peka ka publikuar dokumentin që sipas tij ëhtë thirrja e Lulzim Bashës si dëshmitar në Prokurorinë belge për çështjen “Toyota Yaris”.
Sipas gazetarit, Bashës i kanë arhdur edhe 4 kërkesa të tjera, por kryedemokrati i ka injoruar, duke mos shkuar të dëshmojë.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studio u shpreh se kjo ëhstë dosja me të cilën Edi Rama mban peng Lulzim Bashën.
“Problemi është këtu, njeriu i parë që ka ngritur dyshimet për kete deklaratë të Bashës, ka qenë Sali Berisha. I thashë ti me këtë dekonspirove operacionin, je ish-ministër i brendshëm. Ky njeri nuk kishte bërë deklaratë për krimin. I thashë kush ta tha? Më tha që e kishte telefonuar një kamarier nga një restorant mes Belgjikës dhe Gjermanisë. Një gjë është e sigurtë, ai që bën një deklaratë të tillë për një operacion dhe dekonspirohet, në çdo vend ai merret i pandehur. Por në Shqëipëri, Edi Rama mes ndjekjes penale dhe marrjes peng, zgjodhi këtë të dytën nëpërmjet Don Agaxhios. Të vërtetën e kërkon vetëm drejtësia belge”, tha Berisha.