Pas sulmit ndaj gazetares në mesditë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër postim në “Facebook”, ky sulmon sërish dy gazetarë. Këtë herë ishin Artur Zheji dhe Andrea Stefani që u kritikuan nga Berisha për qëndrimet e tyre në studion e “Opinion”, lidhur me çështjen e Emiljano Shullazit.
Duke i quajtur papagaj, deputeti demokrat shprehet se për Zhejin dhe Stefanin, fajin në këtë histori e kanë Sali Berisha dhe Mynyr Koni.
Postimi i plotë i Berishës:
Drejtoria e Policise ka njoftuar online Milin e Partise!
Sapo Zika dhe Prifti e denoncuan, para se t’ja dorezonin prokurorise informuan Shullazin.
Pra per te mbrojtur Saje Qorrin, kolonel Peza nxjerr ne treg dosjen.
Alfredi si Saje Qorri!!
Sot vertet Rama tha se policia e ndaloi, por Saje qorri i pergenjeshtroi dhe tha se ishte lapsus i kryeministrit se Shullazin e ka ndaluar, pra arrestuar jo policia por prokuroria.
Saje qorri, sipas gardianit dixhital, beri pergenjeshrimin e bosit te tij.
Shullazi gjate mandateve tona u arrestua kater here por e fshehin deklaraten
Papagalli nr.1 i qeverise e gjeti, “fajin e ka Saliu” sepse e arrestoi kater here!
“Fajin e ka Saliu” sepse Rama e demshperbleu, ne shkelje flagrane te ligjit, per kohen e burgut qe beri e kohen e Saliut, dhe e beri kete vetem me vendim te shkalles se pare, gje qe nuk eshte bere kurre.
Papagalli nr.1 i qeverise thote se “fajin e ka Koni”!
Prisni, Zheji do thote se eshte thjesht provokator, se Rama ka deshire te provokoje.
Trillon dhe thote se Shullazi shkoi me PD, e cila ne fakt e arrestoi 4 here.
Kryeministri e ka pritur ne zyre dy here.
Papagalli e gjeti, te vetmen gje qe beri si duhet ishte krahasimi me Myslym Pezen, pra eshte hero i Edi Rames!!