Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Berisha sulmon Bashën nga Fieri: Mori vendime autokratike dhe shkelmoi statutin e anëtarësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë pasdite në Fier, ku po zhvillon një takim me demokratët e këtij qyteti.  

Ai e nisi fjalimin e tij me akuza ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin tha se mori vendime autokratike, si dhe shkelmoi statutin e vullnetin e anëtarësisë demokrate. Sipas tij, opozita është një parti e votës së lirë.

Berisha: Ish-kryetari i PD i lejoi vetes në mënyrën më autokratike, duke shkelmuar mbi Kushtetutën e partisë, statutin, duke shkelmuar edhe mbi ligjet e vendit, mbi vullnetin e anëtarësisë, i shprehur ky vullnet në Statut në forumet e saj. Mori vendime tërësisht autokratike, antidemokratike, mori vendime me të cilat nuk ndërtohet demokracia, të cilat në fakt në aparencë në mënyrë identike, nuk i marrin as partitë marksiste-leniniste, se edhe ato ndjekin një procedurë.

Ngritja juaj në këmbë nuk ishte asgjë tjetër në thelb përveçse një betejë kundër autokracisë, për të vendosur normat demokratike. Ishte një betejë mes legjitimes dhe jo legjitimes, por nuk ka betejë më të rëndësishme për një shoqëri të lirë. Në rast se duam të jemi të lirë, ne duam të zbatojmë ligjet, të cilat ndër të tjera na diktojnë se liria e gjithsecilit prej nesh përfundon aty ku fillon liria e tjetrit.

Nuk mund t’ia prekim ne lirinë. Ju e  patë si u bëmë ne, lëshonte komunikate, përjashtohet ky, ai, shkarkohet ky e shkarkohet ai, gjithçka bëhej në mënyrë të paligjshme. kurse ne u ngritëm së bashku kundër këtij arbitrariteti, ilegjitimiteti dhe çdo gjë që bëmë deri sot e bëmë bazuar në votën e lirë. Kjo ka rëndësi kapitale, nëse nuk jemi një parti e votës së lirë, ne do të ishim fatkeqësi kombëtare për vendin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img