Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha sulmon Bashën: Firmat e delegatëve kanë verbuar kryetarin pa parti, kreu i PD është bërë si njerëzit primitivë!

Shkruar nga Newsbomb
Berisha sulmon Bashën: Firmat e delegatëve kanë verbuar kryetarin

Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Sarandës deklaroi se 4200 firmat e delegatëve kanë verbuar dhe frikësuar sipas tij kreun e Partisë  Demokratike Lulzim Basha sepse ai e di që qytetarët demokratë nuk mund të pranojnë pazaret e tij me Edi Ramën.

Më tej Berisha tha se do të bëjnë gjithçka për të përmbysur qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se deputetët do të “falen”së pari tek qytetarët dhe jo kryetari pa parti Lulzim Basha, të cilin e cilëson si një "njeri primitiv".  

Berisha: Rama mendoi se i lau duart me PD, ai mendoi se tani do mund të vendoste çdo gjë, pasi regjistro cdo muaj e javë rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit, nxori në treg kufijtë e Kosovës dhe jo më pak të Shqipërisë. Ai gaboi se llogariti pengkryetarin dhe nuk llogariti ju burrë e gra. Foltorja është pa diksutim mrekullia më e madhe në këto 30 vite sepse jeni ju tashmë, në mbështetje të vlerave të lirisë, votës së lirë dhe normave demokratike. Në emër të opozitës së vërtetë ju dhatë firmën tuaj për kuvendin. Do të ngriheni opozitë vigane, e garantoj Ramën se kohët do të jenë të shkurtra, ne do të cmontojmë narkoshtetin shqiptar.

4200 firma u depozituan që të gjitha me emër e mbiemër dhe funksione dhe nr ID. Drita e tyre verboi. Keni konstatuar ndonjë takim urgjent që bëri në zgjedhjen e karriges së tij? Atë e ka pushtuar frika nga ju, po nga i buron kjo frikë? Frikën e ka se e di që nuk i pranoni pazaret e tij me Edi Ramën, nuk pranoni të shklemohet sovraniteti politik. Ndaj ka frikë dhe nuk takohet me tre prej jush dhe këtë e demostroi në mënyrë primitive. Frika më e madhe janë frimat tuaja,tmerri i kreut të meduzës, tmerri i mafies së Sorosit, janë firmat tuaja. Ato janë garancia më e madhe e një opozite vigane. Ata që përpiqen si don kishotëer të mohojnë firmat, ato janë firma që po shkruhen me germa të arta. Ju shpëtuat me votën tuaj dhe do të jëni tëpandalssshmë drejt fitores.

Ne kurrë nuk ia njohim pushtetin legjitim, ne kurrë nuk do tëë pranojmë ato që u pranuan në zgjedhjet e 25 prillit dhe kurrë nuk do të pranojmë patronazhistët, nuk do të pranojmë grabitjen e votës. Me Ramën zgjedhje nuk ka, Do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e tij dhe hapjen e rrugës që të votojmë të lirë, por për të bërë këtë duhet të përcaktojmë ne se kush do të na përfaqësojë, do i zgjidhni ju deputetët tuaj, të ndiheni të përfaqësuar ju dhe jo kryetari. PD ëstë parti e cila u themelua nga studnetë, intelektualë, po

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu