Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka folur sërish lidhur me çështjen e ish-agjentit të FBI-së, McGonigal dhe lidhjet e tij me politikanët në Shqipëri.
Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ka cënuar sigurinë kombëtare dhe kjo që ai ka bërë eshtë një thikë pas shpine për ShBA.
Më tej ish-kryeministri tha se PD nuk do të heqë dorë kurrsesi nga parlamenti dhe se do të përçohet mesazhi i duhur edhe ndaj kombit amerikan, se “shqiptarët nuk e meritojnë këtë kryeministër”.
Gjitashtu ai nuk kurseu akuzat as ndaj ish-këshilltarit të kryeministrit Rama, Dorian Duçka, për të cilin tha se ishte trafikant armësh me dy kompani të regjistruara në Tiranë, ku njërën prej tyre e ka pasur bashkë me një shtetas rus dhe një arab.
Ndër të tjera Berisha shtoi se Duçka është ndërlidhësi me kartelin meksikan, “Sinaloa” dhe kjo sipas ish-kryeministrit është e faktuar.
“Në mënyrë që ti çojmë mesazhin e duhur kombit të madh amerikan, kombeve të vendev të lira se vërtet një kryeministër mostër demon i pushtetit që i lejoi vetes një akt të ipamimagjinueshëm. Në vend të kontribonte që në javët e para për karrigen dhe pushtetin e tij shqiptarët smund ta pranojnë këtë kryeministër.
E them prap një turp të madh na ka krijuar me aktin e tij të padiskutueshëm, një thikë pas shpine e tmerrshme SHBA dhe marrëdhënieve tona me SHBA. Këtë mund ta bënte vetem Lukashenko i Bjellorusisë. Nëpërmjet një rrjeti agjentësh të shpërfytyruar Agron Neza dhe Dorian Duçka. Këshilltari privat i kryeministër ishte trafikant armësh me dy kompani të regjistruara në Tiranë, njërin prej tyre bashkë me një rus dhe një arab. Këshilltari më intim i Edi Ramës është Dorian Duçka ccka do të thtoë që ky ndante para trafiku armëësh me Edi Ramës.
Dorian Duçka është ndërlidhësi me kartelin meksikan dhe kjo është e faktuar të sinaloas, por kulme të zinj të këtij aktiviteti e ka akti i Edi Ramës i cili nga zyra e tij ka dërguar informacion MsGonigal për të hetuar lobistin e PD-së. Këtë informacion ja ka dorëzuar më 4 janar 2018-16 janar 2018.”, tha Berisha.