Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Berisha s’i trembet përballjes me SPAK: Kam zbatuar vetëm ligjin! Prokurorët ishin të turpëruar para ministrave të mi, Arben Imami dhe Myqerem Tafaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur se si do të reagonte nëse do të merrej i pandehur nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Berisha tha se do të mbrojë vetëm të vërtetën, pasi ka zbatuar ligjin. Akuzave të DASH për pengim të drejtësisë, shpërdorim të fondeve publike dhe pasurim të familjes së tij, Berisha iu përgjigj duke thënë se janë gënjeshtra pa fakte.

Ish-kryeministri tha se prokurorë të urdhëruar hapën procese ndaj ish-ministrave të tij Arben Imami dhe Myqerem Tafaj, por ata dolën të pastër.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Unë do mbroj të vërtetën, të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Kam zbatuar vetëm ligjin në çdo rethanë. Kjo është e vërteta. Fakti i parë që të faktojë një se janë keqpërdorur fondet publike nga unë, nuk ka akuzë më të turpshme. Fakti i dytë, se janë përdorur procese për pasurimin tim, të fëmijëve dhe aleatëve është gënjeshtër. Fakti i tretë, se kam përdorur retorikë kundër hetimeve ndaj meje, aleatëve apo familjarëve, është një mashtrim i bazuar në gënjeshtër. S’ka patur asnjë proces ndaj meje apo familjarëve të mi. Fatmir Mediu, dosjen e ka dërguar Edi Rama dy apo tre herë në Gjykatën e Lartë, dhe e ka kthyer. Ministrat e mi, ish ministrat, Arben Imami, me gjithë urdhërat që mori prokurori e pa se s’kishte asnjë fjalë ku mund të kapej për ndjekje penale. Myqerem Tafaj, i turpëruar prokurori i thoshte më vjen shumë keq se e shof por s’kam çfarë bëj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img