Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

Berisha “shpërthen” ndaj socialistëve: Gjiknuri përfaqësues i rusëve! Ahmetajt të bëhet i penduar, ndërsa Lefterin e arrestoi Ulsi Manja se…

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza gjatë fjalës së tij sot në seancën plenare. Berisha ka akuzuar disa ish ministra dhe ministra socialistë si të përfshirë në afera të rënda korruptive.

Damian Gjiknurin, Berisha e quajti si “përfaqësues të rusëve në ekonominë shqiptare”. “Do të të tregoj datat kur ke qenë në Peterburg?”, iu drejtua Berisha ish-ministrit socialist.

Duke komentuar hetimin ndaj Arben Ahmetajt, Berisha tha se i bën thirrje që të “kthehet në të penduar” duke zbërthyer të gjithë “veprimtarinë korruptive” para kombit shqiptar. “Kjo është e vetmja rrugë”, i tha Berisha.

Ndërsa ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ish-kryeministri e akuzoi si personin “që ka arrestuar Lefter Kokën”. “E di gjithë Dibra”, tha Berisha.

“Thjeshtra e Edi Ramës në kompanin ishte fituese e projektit të ECO PARK, sikundër është fituese e tenderit prej 30 milionë eurosh të rindërtimit të muzeut. Po ti mor ministër drejtësie, çfarë bën që firmos çdo firmë të tij, ka patur dhe ministra që nuk firmosën. Shko dhe arresto Lefterin për t’i bërë qefin Belindës, por nuk të shkojnë këto intriga o intrigant. E di gjithë Dibra.

Ndaj dhe Arben Ahmetaj le të shkojë atje por SKAPI i partisë s’mund t’i hedhë hi shqiptarëve se kreu i Meduzës është Edi Rama, Engjëll Agaci, Erion Veliaj. Ndaj mos mendoni ju se do mbyllet kjo aferë me Arben Ahmetin. Thirrja ime për të është të bëhet i penduar i drejtësisë, ke vjedhur mos e diskuto, por ke vetëm një rrugë, të zbërthehesh para kombit tënd për të gjithë veprimtarinë. Edhe ti përfaqësues i rusëve je. Kur të thashë unë që ishte përfaqësuesi i rusëve në ekonomi, fillon e turfullon. Do të të tregoj datat që ke qenë në Peterburg?”, tha ndër të tjera Berisha në Kuvend.


Më shumë