Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha “shpërthen” ndaj rritjes së çmimeve: Nuk ka krizë energjie, por qeveria shiti rezervat e kaskadës së Drinit, nafta kushton njëlloj sa në Zvicër

Shkruar nga Newsbomb
Berisha “shpërthen” ndaj rritjes së çmimeve: Nuk ka

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores në qytetin e Gjirokastrës ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e bërë përgjegjës për krizën energjitike.

Ai u shpreh se sot çmimi i energjisë në vendin tonë është 3 herë më i lartë se në muajin Gusht. Sipas tij sot nuk ka krizë gazi, por kjo është një krizë e bërë nga vetë qeveria e Ramës, e cila shiti energjinë, duke zbrazur kaskadën e Drinit.  

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ka zbras kaskadën gjatë gushtit, tani kasakada është në vdekje klinike, kjo është arsyeja e krizës. Në vend që të blinte energji me çmim të lirë, sot cmimi është 3 herë më i lartë se në gusht. Kjo është krizë e bërë vetë, është krizë e Edi Ramës, jo e gazit.

Ç’a pune kemi ne me rritjen e çmimit të naftës, kur tek ne çmimi i naftës është njëlloj me atë të Zvicrës. Ata marrin 18 herë më shumë se ne dhe litrin e naftës e paguajnë njësoj me ne. Pse po rritet nafta more zotëri. Po mo po, se je ti i përfshirë në të gjitha aferat. Ti je një njeri i pamëshirë. Çdo vend ka entet rregullatore. Je një lloj sadisti që thua do na përpijë kriza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu