Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Berisha “shpërthen” ndaj Lulzim Bashës: Ik mor mjeran jep dorëheqjen, s’ke punë me ne!

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë të premte në qytetin e Librazhdit për të zhvilluar foltoren e radhës me demokratët e këtij qyteti.

Në fjalën e tij ish-lideri historik i kërkoi dorëheqjen kryedemokratit Lulzim  Basha, duke i thënë se është një mjeran, i cili sipas tij u mor me karrigen e tij dhe nuk mbajti zotimin për mbrojtjen e votës së demokratëve më 25 prill.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Votat dhe mandatin narkoshtei i vodhi pa mëshirë me patronazhistët e vet. Rama rrëmebu dhe plaçkiti vota si kurrë më parë. Ai shpenzoi për asfalte 41 mln , mobilizoi fallangat e krimit në 4 anët e vendit për të rrëmbyer vota. Kryetari u zotua se do të mbrojë votën tuaj, se nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prilit, shkelmoi çdo zotim para jush dhe u mor vetëm me karrigen e tij dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Ramën. Nuk ka ndodhur që një opozitë e vërtetë të votojë borxhin e madh të vendit, ashtu siç bëri Basha.

Në Shqipëri borxhi u rrit me 5 herë më shumë sesa 8 vitet e mëparshme, kurse rrogat dhe pensionët u ulën në pikiatë. Kreytari i opozitës u dëshmua si një peng i turpshëm. Sot ai i lutet pengmarrësit të tij, “ma hap derën i kishte thënë pengmarrësit se po më shajnë njerzit”, “po ik mor mjeran jep dorëheqjen se ne jemi parti e dinjitetit njerëzor, s’ke pune me ne ti, ik sa më shpejt”. Basha nuk njeh asnj ligj, moral e njerëzor, ka në dorë vetëm ligjin e partisë, satutin e partisë, ku thyen çdo nen dhe shkelmon çdo nen të PD-së, çdo forum, për të nuk ekziston Kuvendi Kombëtar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img