
Ish-kryeministri Sali Berisha ka injoruar sërish vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me privatizimin e kompleksit Partizani.
Berisha duhej të paraqitej sot para oficeres së policisë gjyqsore, Adelajda Metaj, mirëpo njëjtë si herët e kaluara ish-kryeministri ka refuzuar sërish të paraqitet duke dërguar avokatin e tij.
Kur duhej të paraqitej në Policinë Gjyqsore, Berisha është shfaqur në dyert e parlamentit, për seancën plenare. Më herët deputetët dmeokratë dhe vetë Berisha bënë me dije se njëjtë si seancat e kaluara edhe gjatë kësaj seanca do të ndjekin të njëjtin skenar “bojkotin e punimeve të Kuvendit”.
Berisha akuzohet nga SPAK se ka vënë në gatishmëri të dhëndrit të tij administratën dhe ka nxjerrë ligje të posaçme, që të favorizonin privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, përfitues kryesor i të cilit është Jamarbër Malltezi.