Hapësire reklamuese

Aktualitet

Berisha sherr me Dudushin “live”: Ramës t’i kishe thënë dil përjashta. Gazetari: Unë s’shitem aty kishte 13 FRESSH-ista

Shkruar nga Newsbomb

Ish kryeministri Sali Berisha është përplasur me gazetarin Alban Dudushi teksa diskutonin për protestën e studentëve dhe debatin që kryeministri Edi Rama pati në emisionin “Top Shoë” me disa studentë, nga të cilët një pjesë e madhe rezultuan të ishin anëtarë të FRESSH.

Berisha i tha Dudushit në emisionin “Open” se duhet ta kishte nxjerrë jashtë studios Edi Ramën, ndërsa u shpreh se studentët që shkuan aty tradhëtuan kauzën e studentëve protestues për të mos patur ansjë kontakt me Ramën.

Pjesë nga debati:

Berisha: Ai i ka marrë i ka zgjedhur

Dudushi: Nuk është e vërtetë

Berisha: Si nuk është e vërtetë, a ti nxjerr unë këtu, nga shkodra, nga gjirokastra

Dudushi: Meqë e the këtë punën e FRESSH-istëve që kanë qenë në emision, FRESSH pa FRESSH ata ishin studentë

Berisha: Ishin të paautorizuar nga këta

Dudushi: Për të marrë ata studentë që kanë qenë aty kanë aplikuar 400 veta në Facebook. Në këtë kuptim, është e vërtetë unë nuk jam shef kuadri... Por nuk mund t’i thosha mos hajdeni.

Dudushi: Nga 90 që ishin aty kanë qenë 13 të nxjerrë nëpër portale si të FRESSH-it

Berisha: Unë nuk flas me protalet, po deshe të tregoj me dhjetra fotografi që më kanë dërguar.

Berisha: Unë e kuptoj që s’të vjen mirë ty, por këta kanë një kod. Një kod që thotë përfaqësojnë vetveten.

Berisha: Ti ta nxirrje Edi Ramën jashtë nga salla, kur vërsulej drejt studentëve t’i thoshe dil jashtë.

Dudushi: Unë nuk jam nga ata që as shitem e as blehem. Ajo që është bërë aty ska qenë produkt i Edi Ramës.

Berisha: Ata që erdhën aty thyen besën e studentëve. Ata ishin në një kod unik që nuk kemi negociata.

Berisha: Edhe unë në status nuk kam përmendur Dudushin, por Blushin dhe Ramën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu