Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Berisha SFIDON Bashën para të rinjve të FRPD-së: Po të ishe burrë, vinte dhe debatonte me mua! Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut e jo në Holandë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sali Berisha i ka bërë një ftesë të hapur Lulzim Bashës nga foltorja me të rinjtë demokratë.

Berisha ka thënë se Basha duhet të ishte duke debatuar me Belind Këlliçin, apo edhe vetë atë, por jo të fshihej dhe të trembej nga të rinjtë.

Berisha tha se të rinjtë e FRPD-së duhet ta ftojnë Bashën e t’i mësojnë atij “ABC”-në e demokracisë, pasi sipas tij, kreu i PD po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Hollandë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Po të ishte burrë, duhet të ishte këtu, me Belindin, me Rigersin, me mua, në një debat të hapur. Forumi juaj ka statutin e vetë, ka drejtuesit e vetë. Forumi juaj nuk është pronë e askujt por është tërësi e idealeve tuaja më fisnike.

Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit. Askush nuk është kundër proceseve zgjedhore në radhë tuaja, por ato janë kopetencë ekskluzive vetëm e juaja.

Ju sugjeroj të ta ftoni në një debat, të mos fshihet i thoni dhe të dalë ballë për ballë e të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë, se po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Hollandë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img