Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha sërish akuza ndaj Yuri Kim: Përdori pushtetin e ambasadës së SHBA për të mbajtur Lulzim Bashën, njeriun e paguar nga rusët

Shkruar nga Newsbomb
Berisha sërish akuza ndaj Yuri Kim: Përdori pushtetin e ambasadës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha edhe një herë ka hedhur akuza ndaj ambasadores Yuri Kim, për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, e cila e dërgoi çështjen për vulën dhe logon e PD për rigjykim. Me këtë vendim, deri në betejën e re ligjore, në krye të PD është Enkelejd Alibeaj.

Berisha tha se Kim ka përdorur gjithë pushtetin e ambasadës së SHBA për të mbajtur Lulzim Bashën në krye të PD.

“E theksoj këtu në këto momente, që demokratët jo që nuk duhet të kenë as më të voglin trishtim nga kjo, por duhet të ndihen krenarë për qëndresën e tyre epike ndaj mafias më të rrezikshme të planetit, përpjekjeve kriminale supermafioze të Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës.

Por duhet të pranomë se këto përpjekje nuk ishte vetëm McGonigal, por po kaq e angazhuar në mënyrën më të papërgjegjshme ishte edhe McGonigali me fustan ose zonja Yuri Kim, e cila ka heshtur nga 25 Janari deri më sot, për gjëmën që Gonigal u përpoq ti bënte, i kontraktuar nga  Edi Rama, opozitës.

Nuk e thotë, se e vërteta është se ajo në detyrë përdori të gjithë pushtetin e Ambasadës së SHBA-së për të mbajtur në krye të kësaj partie, Lulzim Bashën, njeriun e paguar me para ruse.

Ka një enigmë të madhe në përpjekjet e kësaj zonje. Ka një enigmë të jashtëzakoshme, si mundet që përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të bëjë gjithçka, të vendosë në krye të opozitës si kryeministër alternativ, njeriun e financuar nga rusët.

I bëj thirrje inspektorit të Përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA-së dhe FBI-së, të hetojë këtë veprimtari, e cila siç ja kanë thënë në sy, jo një por disa diplomatë perëndimor, kishte qëllim të vetëm të forconte pushtetin e Edi Ramës, të forconte pushtetin e Edi Ramës, duke shkatërruar opozitën.

Pse u ndala në këtë moment? U ndala për të ju thënë demokratëve, se më të fortë se ju nuk ka opozitë në Europë. Sepse u ngritët mbi të gjitha këto, u ngritët të frymëzuar nga idealet tuaja, duke pasur si udhërrëfyes të vërtetën, dhe duke mbetur gjithnjë opozita më pro perëndimore e Rajonit, duke mbetur gjithnjë admirues të SHBA-së, vendit të lirisë” tha ai ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll