Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Rama që kur është bërë kryeministër, i janë shtuar pasuritë me 16 herë

Shkruar nga Newsbomb
Berisha: Rama që kur është bërë kryeministër, i

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Shqipëria është shpopulluar, teksa 35 përqind e banorëve janë larguar nga vendi.

Gjatë një takimi me qytetarët e Gjirokastrës, ai tha se Edi Rama që kur është bërë kryeministër, i janë shtuar pasuritë me 16 herë.

“Kjo është një periudhë kthese vendimtare për demokracinë dhe për kombin.

Çdo shqiptar që ndjen minimumit të minimumit të dashurisë për këtë komb dhe për këtë vend, duhet ta dijë se këto 10 vite kanë qenë vitet e gjenocidit më të egër që shqiptarët kanë përjetuar në të gjithë shekujt.

Kurrë ndonjëherë, një komb nuk numëron 35 përqind të banorëve të larguar nga vendi për shkak të kushteve për shpopullim që krijon regjimi.

Lufta e Dytë Botërore, në vendin që e përjetoi në mënyrën më dramatike atë, Poloninë, e pakësoi atë komb me 20 përqind. As Siria në luftë civile nuk është pakësuar as gjysmën tonë.

Dhe sot, Edi Rama shpërndan tezën se po shkojmë për eksplorime, se le të ikin se do i zëvendësojmë me bangladeshas, me indianë.

Ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë. Kjo është një superemergjencë kombëtare.

Ne u themeluam si parti e interesit kombëtar.

Po pse u themeluam si parti e interesit kombëtar. U themeluam se nuk ka një parti të një kombi të qytetëruar, që nuk e shpall interesin kombëtar si interesin kryesor të saj. Kudo që ndodhet, një parti e lirive të shqiptarëve, ka për nord interesin kombëtar.

Dhe ku është interesi kombëtar i shqiptarëve sot? Është në duart e atij që bota e quan, Pashiqi i shqiptarëve.

Më tutje nuk shkojmë. Shkojmë dhe do shkojmë drejt përballjes me të, gjer në largimin e tij.

Ky është një moment kthese drejt fitores. Ai mbeti në pushtet se ne nuk qemë të zotë.

Ju derdhët lumenj djerse, ju i mbrojtët idealet tuaja. Ju garantoj se me datën 25 prill, po të mos tradhtoheshit, do ishin fitimtarë të merituar.

Por ai, në një akt primitiv, hyri në pazare me kreun e opozitës. Po në këtë mënyrë, ku jemi sot?

Cili vend jemi ne? Sot ne jemi vendi në cilësinë, në sistem republikë parlamentare, por në fakt jo.

Në fakt parlamenti pluralist nuk ekziston më, sepse ky narkodiktator, kjo diktaturë bande, pas rrëmbimit të votës, kaloi në masën tjetër ekstreme, mohimin e të gjitha të drejtave themelore kushtetuese të deputetëve tuaj në parlament.

Kemi kohë që aty ne jemi figurina, jemi thjesht një fasadë. E them këtë sepse në emër tuaj, ne hartonim ligje. Ligjet tona ndryheshin në sirtar, në kundërshtim me ligjin, me Kushtetutën. Nuk kalonin nga komisioni në komision, që ju të mësonit se përfaqësuesit tuaj po hartonin ligje për të mbrojtur interesat tuaja.

Ne dërgonim rezoluta, deputeti juaj, për gjenocidin serb në Kosovë, ndryhej në sirtar dy vite dhe nuk vinte.

Ky ishte një shkelmim i Kushtetutës, e cila ka një nen të veçantë ku sanksionon të drejtën ligjvënëse të deputetit. Pra ne u shndërruam në deputetë pa të drejta ligjvënëse.

Ju, nëpërmjet nesh në parlament, ushtroni sovranitetin. Kjo është e drejta juaj për të kontrolluar qeverinë, natyrisht nëpërmjet parlamentareve. Dhe institucioni i këtij kontrolli janë komisionet hetimore parlamentare.

Sigurisht që ne komisionet hetimore parlamentare do i ndërtonim për të hetuar në radhë të parë atë që është kreu i Meduzës, kreu i korrupsionit në Shqipëri, për të hetuar Edi Ramën, për të hetuar ministrat e tij.

Nëse nuk e bënim këtë, ne përkuleshim para tij.

Dhe kjo nuk lejohej.

Po ju jap vetëm një shembull, Edi Rama që kur është bërë kryeministër, i janë shtuar pasuritë e deklaruara 16 herë. Po si mund të pasurohesh ti kështu, kur Kushtetuta të ndalon, asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës nuk mund të kesh.

Në vitin 2008 kishte të depozituara 400 mijë lekë dhe 3800 euro. Tani në vitin 2021 del me 100 milionë lekë të reja dhe më shumë.

Po do hetohesh ti patjetër, do hetohesh për të gjithë aferat.

O ti do hetohesh o ne nuk të lëshojmë.

Ky është detyrimi ynë kushtetues. Nuk ka forcë në botë që na përkul ne, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese