Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Rama mos të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, po acaron më shumë situatën

Shkruar nga Newsbomb
Berisha: Rama mos të ndërhyjë në punët e brendshme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama, ditën e sotme lidhur me ngjarjet e ndodhura përgjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Në një prononcim për mediat Berisha ka dënuar ndërhyrjet e kryeministrit në punët e brendshme të Kosovës. Sipas tij, Rama është bashkëfajtor bashkëdelikuent me McGonigalin dhe nuk ka asnjë tagër moral dhe ligjor të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.

Ish-kryeministri thekson se kreu i qeverisë shqitare me ndërhyrjet e bëra përpiqet që të acarojë më shumë situatën, në një moment kur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dërgon banda terroriste me uniformë shtetërore dhe armë të ushtrisë për të organizuar ndërhyrje të armatosur dhe kërkon me çdo kusht të përgjakë Kosovën.

Njoftim për shtyp:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës.

Edi Rama sot është një bashkëfajtor, bashkëdelikuent me McGonigalin dhe nuk ka asnjë tagër moral dhe ligjor të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.

Edi Rama me ndërhyrjet e tij përpiqet të acarojnë më shumë situatën. Në momentet kur është bërë e qartë për të gjithë botën, se padroni i tij Vuçiç ndërkohë që ulet në negociata në Bruksel, dërgon banda terroriste me uniformë shtetërore dhe armë të ushtrisë për të organizuar ndërhyrje të armatosur në Kosovë.

Kërkon me çdo kusht të përgjakë Kosovën, paçka se Edi Rama vetëm pak javë më parë u tha shqiptarëve dhe botës se aty nuk mund të shkrepet kurrë një pushkë.

Edi Rama doli sot para mediave si një diktator ose i sëmurë psikik.

Qëndrimet e analistëve, gazetarëve, ndaj qëndrimeve të Ramës, mos pajtimin, kritikat e tyre të hapta i shpalli plumba. I shpalli kërko ngase përroi i tij psikik shpërtheu apo i shpalli nga mentaliteti i tij atëror është për tu shqyrtuar. Por të shpallësh plumba kundërshtitë e analistëve, politikanëve, gazetarëve, të qëndrimeve të tij fund e krye si argat i Vuçiç është një akt më së paku antidemokratik.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese