Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Rama kërkoi ti shiste BE-së Llallën si ‘peshkun e madh’ për të fshehur Tahirin

Shkruar nga Newsbomb

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama me akuzat ndaj Adriatik Llallës, kishte si qëllim që tu fshihte ndërkombëtarëve Tahirin, dhe tu ofronte atyre Llallën në vend të tij. Berisha deklaroi se sulmet ndaj Llallës kishin prapavijë politike.

‘Me Edi Ramën ka vetëm hapa mbrapa, pasi ai nuk mundet të çmontojë bandat kriminale që i udhëheq vetë, nuk mundet të përballet me Tahirin sepse ky e fundos. Nuk mundet Rama të çojë në gjykatë Gjiknurin, sepse i kanë bërë bashkë aferat korruptive.

Përpjekja për të zëvendësuar Adriatik Llallën me Saimir Tahirin, ishte një përpjekje për ti hedhur hi syve, për tu thënë ndëkrombëtarëve se këtë kemi peshkun e madh.

Edi Rama pasi u bë vetë kryeprokuror, mendoi se do të gjejë një tjetër për të zëvendësuar Tahirin. Por këtë platformë nuk e pranuar. Llalla ka të metat e veta, dhe e gjykon drejtësia. Por deri më sot është prokurori që ka hequr më shumë deputetë dhe ka çuar në qeli deputetë’, theksoi Berisha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll