Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ka folur për disa nga çështjet më të nxehtë të aktualitetit, siç është ajo e zbulimit të laboratorit të drogës në Xibrakë të Elbasanit apo shpërthimet me tritol që kanë ndodhur gjatë 48 orëve të fundit.
Berisha është shprehur se në një kohë kur Shqipëria është bërë e famshme si “Kolumbi e Europës” qeveria ka vendosur kodin e heshtjes. Gjithashtu, Berisha ka kritikuar qeverinë se ka zgjedhur të heshtë kur në dy ditë tre makina hidhen në erë apo kur deputetë futen në Kuvend duke pasur borxhe ndaj OSSHE.
“Sot kur Shqipëria është bërë e famshme si ‘Kolumbi e Europës’, sot kur në dy ditë tre makina hidhen në erë, sot kur borxhi I madh I CEZ ram bi shqiptarët dhe kur Rama po përgatit goditjen e radhës me vendosjen e matësave inteligjentë, qeveria ka vendosur të heshtë”, tha Berisha.
Duke dënuar me ashpërsi sjellen e qeverisë, Berisha ka deklaruar se beson se qytetarët shqiptarë do të ngrihen fuqishëm ndaj terrorit të enrgjisë së bashku me mjekët dhe mësuesit, të cilët edhe ata sipas ish-kreut të PD-së janë duke u përballur me terrorin e vazhdueshëm siç e quan ai të qeverisë së qelbësirave.
Berisha ka shprehur bindjen se qytetarët do t’i japin përgjigjen e duhur kësaj qeverie.