Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha protestë para Kuvendit, 700 efektivë të policisë në gatishmëri

Shkruar nga Newsbomb
Berisha protestë para Kuvendit, 700 efektivë të policisë

Edhe këtë të enjte Policia e Shtetit ka marrë masat, pasi kreu i PD, Sali Berisha ka njoftuar protestë para parlamentit në nisje të seancës plenare.

Bëhet me dije se 700 efektivë policie do të jenë në gadishmëri para Kuvendit, nëse do të jetë përshkallëzim apo tensione në protestë.

Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA në pjesën e anësore të parlamentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu