Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha premton: Kur të vij në pushtet, do i jap fund politikës “zero probleme me fqinjët”

Shkruar nga Newsbomb
Berisha premton: Kur të vij në pushtet, do i jap fund politikës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se do të ndryshojë rrënjësisht politikën e jashtme me fqinjët e Shqipërisë, nëse ai vjen në pushtet.

Teksa sulmoi deputetët që votuan kundër njohjes së gjenocidit të Srebrencisës, Berisha tha se rezoluta e propozuar prej tij “nuk ishte kurth” siç pretenduan politikanët nga maxhoranca.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Në parlamentin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm, më i pabesueshëm. Refuzimi për të dënuar një genocid të konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare.

Shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudo maxhorancës bëri që Shqipëria të refuzojë rezolutën për dënimin e genocidit në Bosnje. Unë që po flas para jush, nuk mendoja se kjo rezolutë nuk do votohet nga mbarë parlamenti. Pretendimet e Ramës dhe Ballës janë të neveritshme, të personave të inkriminuar në çdo qoshe dhe skaj. As nuk ishte e papritur, as e befasishme, për miratimin e rezolutave ka nene rregullorja. Procedurën e vendos shumica. Rezoluta është dorëzuar nga deputeti Tritan Shehu konform të gjitha rregullave. Kur hidhet poshtë me votë, ajo s’mund të futet më pa kaluar një afat jo i shkurtër kohe.

Pa diskutim që PD do të paraqesë para jush qëndrimet dhe politikën e saj të jashtme. Qëndrimi i Edi Ramës dhe Taulant Ballës është qëndrim zuzar, kur nuk përfill ligj, normë apo standard. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që mendojnë se ishte një kurth, nuk ishte një kurth. Asgjë nuk do pengojë PD pa paraqitur para jush me fakte dhe qëndrime, politikën e saj të jashtme. Merr fund politika e jashtme për zero probleme me fqinjët e Edi Ramës. Kjo merr fund.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.