Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Berisha premton: Kur të vij në qeveri do keni ujë falas, Tomorri ka burime me cilësi të mirë për të gjithë Myzeqenë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme po zhvillon një takim me përfaqësuesit e sindikatave, aty ku dhe dha disa premtime të cilat do ti mbajë kur të vijë në pushtet.

Berisha tha se gjatë kohës kur ai i shte në qeveri mendonte ta jepte ujin e pijshëm falas për qytetarët pasi Shqipëria është një vend i cili ka mjaftueshëm ujë.

Më tej ish-kryeministri tha se këtë gjë do e bëjë të mundur kur të vijë përsëri në qeveri. Ndonëse, nuk do e bëjë direkt pasi fillimisht nevojiten ujësjellëse funksionale, Berisha tha se qytetarët do e paguajne ujin me çmimin më të ulët.

“Gjatë viteve të qeverisjes një nga gjërat që mendoja gradualisht ta japim falas ishte uji. Pse kjo? Sepse ne jemi vend i bekuar me ujëra. Ne kemi shumë ujëra dhe ujëra shumë të mira. Domethënë duhen investime, por ujërat tona mbulojnë të gjithë territorin, po marr përshembull ujërat e Tomorit mund të furnizojnë të gjithë Myzeqenë me ujëra të cilësisë më të mirë.

Ka një vend që u jep krenarisht falas dhe është Austria e jep sepse thotë ne kemi shumë ujë, dhe Austria ka ujë. Por, Shqipëria nuk ka më pak ujëra. Është një akt i papërgjegjshëm kj oqë bënë këta me dy tre fishimin. Sigurisht dhënia e ujit falas kërkon të kesh sipërmarrje ujësjellësi funksionalë dhe unë  nuk them që do të bëhet menjëher, por çmimi i ujit do të kthehet ashtu si ka qenë dhe më ulët. Ju siguroj që do të ketë çmim të veçantë për sipërmarjret turistike në të gjithë vendin”, tha Berisha.

Më shumë




spot_img








spot_img