Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha pranon humbjen e zgjedhjeve dhe s’i ndahet Bashës: Jemi tradhtuar, nuk ke të bësh me ne, je zero!

Shkruar nga Newsbomb
Berisha pranon humbjen e zgjedhjeve dhe s’i ndahet Bashës: Jemi

Nga Gjirokastra, ku po mbahet “Foltorja” për një PD të bashkuar dhe më të fortë, ish-kryeministri Sali Berisha  ka hedhur akuza të forta kundrejt kreut të partisë, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Basha harroi masakrën zgjedhore që u bë më 25 prill me votën e qytetarëve dhe në vend që të mbronte djersën e shqiptarëve, vendosi që të mbrojë karrigen e tij.

Sipas tij opozita në atë “foltore” nuk është ulur si një opozitë e vjedhur nga Rama, por e tradhtuar nga Basha.

Më tej Berisha shtoi se misioni i tij dhe të gjithë demokratëve është rikthimi i sovranitetit dhe demokracisë kësaj partie më të cilat është destinuar të vdesë.

“Të bënim gjithçka për ta vendosur në sanksion Edi Ramën për këtë që bëri. Pas zgjedhjeve të 25 prillit pas këtij seriali dështimesh ai deklaroi se kjo ishte një “masakër zgjedhore”, unë isha i bindur që Edi Rama i “plaçkiti” votat më shumë se kurrë, por ne nuk i fituam këto zgjedhje, këtë e kisha bindje të plotë.

Kryetari në vend që të merrej me mbrojtjen e mundit tuaj djersës tuaj, u kthye dhe po merret me mbrojtjen e karriges së tij, i harroi të gjitha. Ne këtu po vijmë jo si një opozitë e vjedhur nga Edi Rama, por si një opozitë e tradhtuar nga Lulzim Basha, e tradhtuar mundin tuaj.

Ai spo flet as për masakër, as për votë as për gjë. Ai në historinë e Shqipërisë do të mbahet mend si njeriu me votofobinë më të lartë se kushdo tjetër. Që në këto moment ske të bësh me ne, ne jemi njerëzit e votës së lirë, ne i besojmë votës së lirë. AND jonë politike është vota e lirë, ja u them këtu me kënaqësi se deri në vitin 2013 ne kemi patur problematikat tona, gabime sherre, por nëj gjë skemi patur kurrë, nuk ka një njëri të zgjeduhr të forumet e pd që ka thënë që smu numërua vota. Votat i numëronim para kamerave, fitonte ai që fitonte, humbiste ai që humbiste por kjo na bashkoi gjithmonë.

Tani ps 30 vitesh ky peng na thotë se skemi punë me votën se them unë dhe Partia Demokratike sipas tij nuk ka forume, antarësi,statut nuk ka vot. Faktikisht ky mendon apo urdhërohet të ekzekutojë pluralizmin, por kjo kurrë nuk do të ndodhë.

Ore zotëri mund të propozosh cfardo por vendimi dhe mendimi jot, është zero nqs nuk kalon në votën e forumeve të partisë dhe të antarësisë. Ti kthejmë sovranitetit dhe demokracinmë e saj me të cilën është e destinaur të vdesë”, tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.