Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha poston videon: Këtu isha mes shqiptarëve të Kosovës në Korçë, kur Bregoviç këndonte kundër NATO në Selanik

Shkruar nga Newsbomb
Berisha poston videon: Këtu isha mes shqiptarëve të Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka mbetur jashtë debatit për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në një festival në Korçë.

Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqet mes shqiptarëve të Kosovës që u strehuan në Korçë gjatë luftës. Berisha thotë se po në atë ditë, Bregoviç këndonte në një koncert në Selanik kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbi.

“Një përshëndetje të përzemert miq me këtë video. Në Korçë midis vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova ditën që Bregoviçi i Vuçiçit dhe Edvinit protestonte me një koncert në Selanik kundër bombardimit nga NATO të kasapit të tyre Millosheviç! Kurrë më! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll