Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha poston foton me Merkelin dhe shpreh në gjermanisht trishtim për përmbytjet: Unë dhe populli shqiptar ju përqafojmë

Shkruar nga Newsbomb
Berisha poston foton me Merkelin dhe shpreh në gjermanisht trishtim

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ks shprehur në gjuhën gjermane trishtin e tij të madh për situatën në të cilën po kalon Gjermania tani, gjatë përmbytjeve shkatërrimtare që kanë marrë qindra jetë njerëzish.

Në emër të tij dhe njerëzve të dashur, Berisha i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave.

Në shënimin e tij në Facebook krahas fotove me zyrtarë gjerman përfshirë kancelaren Angela Merkel, Berisha thotë se ai gjithnjë e ka pasur pikë referimi shtetin gjerman dhe vlerat që ai përfaqëson.

Shënimi i plotë i Sali Berishës

Të dashur qytetarë gjermanë,

imazhet e përmbytjeve të ditëve të fundit kanë mbushur zemrën time me trishtim. Kombi gjerman ka qenë gjithmonë një pikë referimi e shkëlqyeshme për mua dhe për qeveritë që unë kam udhëhequr në të kaluarën. Lutjet dhe dashuria ime ju shoqërojnë në këto orë të vështira. Jam i sigurt se po flas edhe në emër të njerëzve të mi të dashur të cilët Gjermania gjithmonë i ka admiruar. Ne u shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave. Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë të gjithëve.

Sali Berisha dhe populli shqiptar ju përqafojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu