Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Berisha përmend Komedinë “Prefekti” në foltoren e Tropojës: Vepër terroriste që u vu në skenë me urdhër të Ramës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk la pa përmendur në foltoren e Tropojës luajtjen e Komedisë “Prefekti” e cila ka shkaktuar shumë zhurmë në opinionin publik.

Berisha u shpreh se kjo vepër është luajtuar me urdhër të Kryeministrit Edi Rama dhe sipas tij nuk është gjë tjetër veçse vepër terroriste në rrafshin psikologjik.

“Pardje deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhës. Xhelat si Enver Hoxhën shqiptarët nuk kanë pasur në tërë historinë e tyre. Dje vihet në teatër me porosi të Ramës komedia Prefekti. Ajo komedi çdo emër dhe çdo personazh e ka njeri real. Nëse lexoni ne kryevepër të Fatbardha Saraçit, një apoteozë e vërtetë për qëndresën e gruas shqiptare.

Tregimi i saj për bashkëvuajtëset në kampe. Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit fëmijë, i cili çdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste “prefekt”i dhe emrin e tij. sesi ai strukej. Tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të komedisë që është një vepër terroriste në rrafshin psikologjik. Kjo kërkon ridemensionim. Nuk e bënë gjermanët për hitlerin një gjë të tillë. Por këtë e bënë Edi Rama, që ndihet zot derisa ne t’i tregojmë vendin”, u shpreh Berisha nga Tropoja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img