Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha për tragjedinë e Gërdecit: Kam kërkuar të shpallej vrasje shtetërore pa dashje, bëra gjithçka që u rindërtua ajo zonë me miliona euro

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në emisionin “Tempora” se ka kërkuar në parlament që vrasjet e Gërdecit të shpalleshin vrasje shtetërore pa dashje.

Ai u shpreh se Gërdeci ishte një aksident teknologjik, por kishte edhe përfshirhje shtetërore, ndërsa shtoi se ai ka bërë gjithçka që ajo zonë të rindërtohej.

“Kam kërkuar në parlament që tragjedia e Gërdecit të shpallej vrasje shtetërore pa dashje. E kam kërkuar pasi ishte aksident teknologjik, por kishte edhe përfshirje shtetërore. Atëherë meqë kishte ndërmarrje shtetërore për sigurinë, padyshim kishte një përgjegjësi shtetërore.

Unë bëra gjithçka dhe u rindërtua ajo zonë me miliona euro. Unë kërkova që të shpalleshin vrasje shtetërore pa dashje. Këta që përdorën Gërdecin vazhduan që ta përdorin këtë term në gjykatë”, tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.