Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha për shpalljen "non grata": Ishte motivim për të vazhduar betejën pa kthim

Shkruar nga Newsbomb
Berisha për shpalljen "non grata": Ishte motivim për të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se, nëse do të kishte pranuar që të largohej nga politika pas shpalljes non grata nuk do të kishte asnjë proces ndaj tij. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në SYRI TV, Berisha tha se në 9 shtator 2021 kishte vendosur që të rikthehet në politikën aktive, për dy arsye.

‘Pa asnjë diskutim nuk do të isha, por kurrë nuk do të mund ti përgjigjesha. Por kjo situatë përbën një motivim të ri për të vazhduar betejën time pa kthim. Unë në 9 shtator kur donin të më largonin në mënyrë absurde nga parlamenti, vendosa rikthimin për dy arsye kryesore. E para; sepse shqiptarët duhet të vendosin se duhet të përcaktojnë se kush duhet të jetë apo jo në parlament. E dyta; unë kuptova se është një opozitë e kontrolluar. Besoj se vetëm një opozitë sovrane është e vërtetë për një vend. Kurrë një opozitë e nënshtruar nuk fiton dhe nuk të çon në fitore.

Këto të dyja kanë qenë qëllime më madhore. Mendoj se të dyja kanë një realizim, pasi unë vazhdova deputet dhe sot jam deputet. Kemi një opozitë të vërtetë, të kontrolluar nga vullneti i anëtarëve dhe i mbështetësve të saj. Bashkuam grupin parlamentar dhe të nisim një betejë pa kthim kundër Ramës, me bindjen më të plotë se do të ecim drejt fitores. Dy janë arritur, e treta është në proces e sipër. Të gjitha këto që sheh janë shprehje të një terrori dhe desekulibri total të narko shtetit dhe diktatorit mob, bandit të Edi Ramës, i cili qeveris i lidhur me bandat. Krahasuar me diktaturën e vjetër, ka zëvendësuar luftën e klasave si lëvizje e shoqërisë, me aleancën me krimin si forcë lëvizëse kryesore’, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese