Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Berisha: Për Ramën, Beqaj është hajduti më i suksesshëm në vjedhjen e shtetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministi Sali Berisha ka sulmuar Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e akuzuar atë si një nga hajdutët më të mëdhenj të shtetit.

Berisha shkuran në një statusin e tij në Facebook se pasi vodhi miliona euro, Beqaj u ngrit në detyrë nga kryeministri Rama.

“Në hierarkinë e hajdutëve sa më shumë vjedh aq më lartë shkon!

Rama është mirënjohës. Ai me propozim gradon, lartëson hajdutin Beqja në hajdut koordinator.

Të dashur miq, për Edvin Kristaq Ramën, Beqja është më i suksesshmi në vjedhje si hajdut i shtetit. Ai këtë vit ka vjedhur me koncesione mbi 320 milionë euro. Kompania e tij, që tani menaxhohet nga Sinan Beqja ka fituar 32 tendera dhe ka rritur të ardhurat nga 125 mije euro në 13 milionë euro. Prandaj dhe me propozim direkt të ndrikulles, simotrës Nushi, që ndau me Ramën dhe Beqën me një dorë 120 milionë euro për të famshmin check-up, dhe me propozim të Sinanit të kompanisë Beqja- Rama, vendosi të lartësojë në detyrë dhe e mandatoi Beqën si koordinator të hajdutëve të tjerë të shtetit që edhe ata të mund të arrijnë në vjedhje nivelet e Beqjes”.

Më shumë


spot_img









spot_img