Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha për inceneratorët: Keni burgosur Lefterin, por ai s’kishte asnjë qindarkë në buxhetin e ministrisë së tij

Shkruar nga Newsbomb
Berisha për inceneratorët: Keni burgosur Lefterin, por ai

Ish-kryeministri Sali Berisha ka cituar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të akuzuar qeverinë se sipas tij “e ka katandisur Shqipërinë në vrimën e zezë të pastrimit të parave në Europë”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si përgjegjësit kryesorë për vjedhjen me inceneratorët.

Berisha tha se ish-ministri Lefter Koka nuk kishte “asnjë qindarkë” në buxhetin e ministrisë që drejtonte, por është përgjegjës për “hapjen e kanalit të vjedhjes” me inceneratorët nga Rama e Veliaj.

Pjesë nga fjala e Berishës në Kuvend:

Gratë dhe burrat e Divjakës, sot me guximin e tyre i thyen turinjtë mafies së Edi Ramës, duke përmbysur traun e vendosur në rrugën e tyre shekullore. Nderim të madh për ju.

Sot flitet këtu për integrimin europian, e vërteta është se ky proces, për normat dhe standardet duhet të sjellë gjithnjë e më shumë Europën, por ka ndodhur ajo që është më e rënda. Shqipëria është shndërruar në një eksportues të krimit në Europë. E etiketuar nga DASH si epiqendër e organizatave rajonale, po eksporton gjithnjë e më shumë drogë, krim, krim, drogë, para të pista. Ajo sot me indeksin më të lartë të ndërtimit në Europë, është shndërruar me çmime shumë të larta të apartamenteve, është shndërruar në vrimën e zezë të kontinentit për larjen e parave të pista. Kjo është e vërteta. Ligjet dhe praktikat kanë krimin dhe drogën si kriter themelor. Integrimi nënkupton më shumë përgjegjshmëri para ligjit, më shumë transparencë në funksionimin e shtetit ligjor, e ekonomisë së tregut. Për sa i përket shtetit ligjor, ju vendosët monizmin e plotë.

Një kryeministër firmos për t’i dhënë një kompanie pa asnjë eksperiencë, firmos në kundërshtim me agjencinë e prokurimeve publike, e bën këtë vetëm kur sipërmarrja është e tij. Kur një kryeministër firmos, për t’i dhënë 8% bonus një kompanie të cilën, kjo që drejton sot seancën të vetmen meritë ka një shkresë, që i thotë se Integratet Technology nuk ekziston zoti kryeministër, dhe kryeministri firmos për t’i dhënë 8%. Kujt? Kompanisë që ministrja e Shtetit i tha se nuk ekziston. Unë e di që kini burgosur Lefterin, nuk i dal zot atij unë, por asnjë qindarkë nuk kishte Lefteri në buxhetin e ministrisë, ai vetëm krijoi kanalin e vjedhjes për Edi Ramën, Erion Veliajn, Engjëll Agaçin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu