Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Berisha: PD është sot partia më e fuqishme, askush s’e di ç’ndodh në bodrumin e PS, përveç klithmave të kryetarit të saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një sukses procesin e primareve për kandidatët për kryetarë bashkie të Partisë Demokratike, duke thënë se kjo forcë politike është sot më e fuqishmja në vend, pas 5 proceseve të votimit të anëtarësisë në një vit të vetëm.

Berisha falenderoi ata që u angazhuan në procesin e primareve, duke thënë se tashmë PD, sipas tij, është hapur ndërsa anëtarët demokratë ndihen sot më të hapur, më të lirë dhe më dinjitozë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Erdha të falenderoj me shumë përzemërsi sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të katërta anët e vendit për kandidatët për kryetar Bashkie.

Një falenderim të veçantë kam për ata që morën pjesë në këtë garë e fisnikëruan garën e pshembullt e paparë ndonjëherë me mbi 200 e sa burra. Gra, të rinjt, anëtarë të PD, të shqoërisë sivile, pra prurje të larmishme të ndryshme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit.

Të falenderoj shumë të gjitha strukturat e PD në të jgitha degët që u angzhuan me përgjegjësi të madhe në administrimin sot të këtij procesi, falenderoj komisionin e operacioneve zgjedhore që ka përballuar një vëllim pune të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve dhe sidomos në ditën e sotme.

Sot ishte hera e pestë që nga dhjetori i 2021 që anëtarët e PD, folën, vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj që të ketë një forcë politike tjetër gjëkundi, që në një hark kohor 12 mujor të ketë ushtruar pesë herë votën e tyre.  Në këtë kontekst, unë kam bindjen se sot çdo anëtar dhe anëtare e PD, simpatizantët e saj ndihen më të lirë, më dinjitozë se kurrë me idealet e tyre demokratike. Në të gjitha këto procedura, sovani ishte anëtarësia, as kryetari e kryesia. Vendosën një standard të paparë në Shqipëri, çka e bën PD-në forcën politike më të fuqishme në Shqipëri. Dhe njëherë e theksoj se procedura e sotme, primaret, shënoi hapjen e vërtetë, reale, institucionale të PD.

Anëtarët nuk e kanë idenë se çfarë ndodh në bodrumin e asaj force politike që gjithçka mund të jetë por jo demokrarike, që quhet Partia Socialistëve tashmë e kthyer në origjinë.

Më shumë


spot_img









spot_img