Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në llogarinë e tij një video për kryeministrin Edi Rama, dërguar nga një simpatizant i tij. Ai qëndron në kafe me të birin, teksa pas tyre kalojnë Rama me djalin, Zaho.
“Guximtari i vogël! Bravo! Përqafime”, shkruan Berisha, pasi vogëlushi ngre dy gishtat lart, një simbol i Berishës dhe Partisë Demokratike. Megjithatë, vëmendjen në pamje e merr djali i kryeministrit Edi Rama. Zaho nuk e shkëput për asnjë moment celularin nga dora, si shumë fëmijë të lidhur me teknologjinë.