Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha nxit sindikatat të protestojnë: Pasuritë përrallore të këtij vendi shfrytëzohen më egër se nga çdo kolonizator

Shkruar nga Newsbomb
Berisha nxit sindikatat të protestojnë: Pasuritë përrallore

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me disa përfaqësues të sindikatave në vendin tonë, një ditë pasi deklaroi se do të kërkonte bashkëpunimin e tyre për të zhvilluar protesta në vend.

Berisha, gjatë takimit në një prej hoteleve të njohura në Tiranë, u tregoi sindikalistëve se sa e rëndë është, sipas tij, gjendja ekonomike dhe ajo sociale në vend.

Opozita është nën presion prej disa javësh, pasi ka paralajmëruar protesta të mëdha këtë shtator, por nuk ka realizuar asnjë edhe pse kanë mbetur vetëm dy ditë deri në tetor.

“Ju jeni dëshmitarë dhe e njihni se si pasuritë përrallore të vendit shfrytëzohen në mënyrë të egër nga klientela e qeverisë, kurse shqiptarët përfitojnë prej tyre asgjë më shumë se çfarë përfitonin të kolonizuarit nga fillimet e këtij shekulli. Ju jeni dëshmitarë se si rrogat e mësuesve, e mjekëve, e infermierëve, policëve, ushtara, jo që nuk janë rritur, por janë 20-30% më të ulëta se në vitin 2013. Ju jeni dëshmitarë se çfarë përçmimi, çfarë qëndrimi përçmues mbahet sot ndaj punonjësve në këtë vend”, u shpreh Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.