Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha nuk shkon në Gjykatën e Posaçme, dërgon avokatët, vetë në takim me FRPD

Shkruar nga Newsbomb
Berisha nuk shkon në Gjykatën e Posaçme, dërgon

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendosë ditën e sotme masën e re të sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca do të mbahet në orën 10:00, ku GJKKO do të vendosë nëse ndaj ish-kryeministrit do të jepet masa “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”.

E teksa për pak minuta nis seanca, bëhet me dije se Berisha nuk di jetë i pranushëm dhe do të përfaqësohet nga avokatët e tij.

E teksa në GJKKO do të mbahet seanca për të, Berisha nga ana tjetër njofton se do të zhvillojë një takim me Forumi Rinor të Partisë Demokratike.

“Të dashur miq, ju ftoj në ora 10:00 të ndiqni takimin e organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. #sb”, shkruan Berisha në postimin e tin në rrjetet sociale.

Kujtojmë që ndaj sh-kryeministrit ishte dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë. Ndaj më 12 dhjetor në zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikolla mbërriti një kërkesë e firmosur nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ku kërkohej nga parlamenti t’i heqej imunitetin deputetit Sali Berisha në mënyrë që të ndryshonte masa e sigurisë për Berishën.

Kërkesa e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit u bë ditën e premte menjëherë pasi mori autorizimit nga Kuvendi, të cilët me 75 vota i hoqën imunitetin duke i hapur rrugë kërkesës së Prokurorisë. Më herët u bë me dije se SPAK i ka kërkuar GJKKO-së “arrest shtëpie” për ish-kryeministrit. Pritet që sot ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe avokatët mbrojtës të Sali Berishës.

Sali Berisha akuzohet për veprën penale të Korrupsionit Pasiv për funksionarë të lartë e kryer bashkëpunim, që parashikon burgim nga 4-12 vite. Por, duke qenë se Berisha është në moshën 79-vjeçare, ligji parashikon se masa e sigurisë nuk mund të jetë më e rëndë se arrest shtëpie për gjithë shtetasit mbi 70-vjeç.

Mirëpo ekziston mundësia që GJKKO të vendosë dhe arrest me burg, në rast se e kërkon Prokuroria, pasi pika 2 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale thekson se në raste të veçanta, masa e sigurisë mund të ketë këtë formë shtrënguese, kur vepra penale e konsumuar ka parashikim dënimi deri në 10 vite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese