Hapësire reklamuese

Politikë

"Berisha nuk i ka të gjithë me vete", Eduard Zaloshnja tregon cili është "ylli në ngjitje" në PD

Shkruar nga Newsbomb
"Berisha nuk i ka të gjithë me vete", Eduard Zaloshnja

Eksperti i sondazheve Eduart Zaloshnja, duke komentuar zhvillimet në PD thotë se Sali Berisha ka shumicën brenda elektoratit të djathtë por nuk i ka të gjithë me vete.

"Berisha ka shumicën brenda elektoratit të djathtë por nuk i ka të gjithë me vete. Edhe pse fraksioni anti-Berisha është në minorancë brenda elektoratit të djathtë, prapë i heq çerekun e votuesve partisë së Berishës. Është problem afatgjatë.

Ka një segment të elektoratit të djathtë që nuk simpatizon Berishën. A do të arrijë ta tërheqë mbetet për tu parë. Por PD i duhen të gjithë votuesit e vjetshëm. Votuesit e partive aleate, të LSI dhe 100 mijë të tjerë të konkurojë me Ramën. Në krahasim me Ramën është shumë pikë mbrapa", u shpreh Zaloshnja në Ora News.

Analisti ka treguar dhe për një politikanë në PD që ai e konsideron si një "yll në ngjitje". Eduard Zaloshnja thotë se deputeti Belind Këlliçi është i vetmi lider rinor që ka fituar garën një anëtar një votë brenda partisë.

Kam testuar Belind Këlliçin jo me liderat kryesorë por të skalionit të dytë. Këlliçi nga të gjithë të djathtët është më konkuruesi, por jo me Ramën, Berishën e Metën. Mbetet të shihet se çfarë karriere do të ketë në të ardhmen.

Është i vetmi lider rinor që ka fituar garën një anëtar një votë brenda partisë duke mos pasur përkrahjen e kryetarit. Basha përkrahte rivalin", është shprehur Eksperti i sondazheve Eduart Zaloshnja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll