Ish-kryeministri Sali Berisha këtë mbrëmje është kthyer pas në kohën kur ai qeveriste vendin dhe tha se në 2013 pagat e mjekëve dhe të infermierëve u rritën me 150 përqind. Berisha shprehet se dikur qytetarët që kishin një profesion dhe nuk e shikonin si alternative largimin nga vendi, si tani.
Pjesë nga fjalimi i Sali Berishës:
Sonte unë do sjell në vëmendjen tuaj një shërbim që është jetik për çdo shqiptar, për çdo të moshuar, për çdo të sapolindur, për çdo fëmijë, për çdo nënë, për çdo të sëmurë. Shërbimin shëndetësor.
Unë nuk pretendoj dhe nuk them se në vitin 2013 ishte shërbimi shëndetësor që meritonin qytetarët.
Por e them me shifra dhe fakte të vërteta se ishte i pakrahasueshëm me shërbimin e sotëm.
Miqtë e mi.
Ishte i pakrahasueshëm se ato taksa tuaja, ato të ardhura tuaja që u përdorën për shëndetësinë, shkuan së pari për të rritur me 150 përqind rrogën e infermierëve. Në vitin 2005, infermierja merrte 150 mijë lekë.
Për të rritur me 150 përqind rrogën e mjekëve, të cilët paguheshin me rroga qesharake.
Kjo i motivoi infermieret tona, kjo i motivoi mjekët tanë. Ata nuk largoheshin siç ikin sot.
Jo se ato ishin rroga të larta, por se ato ishin rroga që rriteshin çdo vit.
Dhe se kjo atyre u jepte besim që gjendja e tyre ekonomike, puna e tyre do vlerësohej gjithnjë e më shumë.
Dhe kjo qe e vërtetë.