Hapësire reklamuese

Politikë

"Berisha non-grata s'i duhet më as partisë as vendit", gazetarja e njohur: Grida Duma duhet emëruar në krye të PD-së

Shkruar nga Newsbomb
"Berisha non-grata s'i duhet më as partisë as vendit",

Me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata nga Britania e Madhe, pas SHBA-së, kanë nisur të qarkullojnë zërat se kush duhet të vijë në krye të Partisë Demokratike.

Për gazetaren e njohur nga Kosova, Arbana Xharra, Berisha "non-grata" tashmë nga SHBA dhe Britania nuk i duhet më as partisë dhe as vendit. Ajo thotë se në krye të PD-së duhet të vijë Grida Duma, një politikane me eksperiencë dhe guxim.

"Grida Duma duhet emëruar në krye të PD-së. Berisha në listë të zezë të SHBA-së tash të Britanisë së Madhe, si duhet më as partisë e as vendit. Grida është gjatë në politikë, dhe çfarë është shumë me rëndësi, ajo ka guxim sepse kjo të duhet më së shumti në skenën politike shqiptare. Grida është gjenerata e politikanëve që i duhet Shqipërisë në rrugëtimin drejte Evropës", shprehet gazetarja Xharra në një postim në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.