Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Berisha ‘non-grata’”, Patozi i jep merita Bashës: Është i vetmi i fituar nga kjo përplasje. Po e mban mirë me SHBA dhe me doktorin

Shkruar nga Newsbomb
“Berisha ‘non-grata’”, Patozi i jep merita Bashës:

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i jep merita Lulzim Bashës, lidhur me përplasjen që është krijuar mes ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, mosreagimi i kreut të PD është meritë që nuk i duhet mohuar, pasi dhe Kim dhe Berisha thonë se patën diskutime të mira me të.

Pra sipas Patozit në një shkrim të tijin në Facebook, Basha është i vetmi i fituar nga kjo “lojë”, të paktën deri në shtator, duke lënë të nënkuptohet se kreu demokrat ndoshta është duke bërë një “lojë të dyfishtë”.

Shënimi i Astrit Patozit

DERI TANI KA "FITUAR" VETËM BASHA

Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë.

Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit "non grata".

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll