Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha “non-grata”, Olta Xhaçka përgjigjet prerë: Deklarata ishte shumë e qartë!

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka komentuar sot vendimin e dhënë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken për shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Duke folur në “Kjo javë”, Xhaçka u rezervua në komente, teksa theksoi se marrëdheniet me SHBA janë ato të dy partnerëve dhe aleatëve strategjikë.

Ministrja tha se deklarata e DASH ishte e qartë dhe nuk ka vend për komente.

Nisida Tufa: Çfarë do të thotë për Shqipërinë shpallja non grata e ish-Kryeministrit Berisha dhe a ndikon kjo në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA?

Olta Xhaçka: Unë nuk mund të komentoj nje vendim të DASH. Ajo që di t’u them se marrëdheniet me SHBA janë ato të dy partnerëve dhe aleatëve strategjikë. Është një marrëdhenie e jashtëzakonshme që ka ecur përmes demokratizimit të vendit, krah për krah me SHBA duke qenë se ata na kanë mbështetur shumë në proceset e demokratizimit të vendit, forcimit të institucioneve, demokratizimit të tyre, së fundmi, me reformën në drejtësi.

Nisida Tufa: E dinit më parë këtë lajm apo e mësuat përmes medias?

Olta Xhaçka: Nuk kisha nga ta dija sepse nuk…

Nisida Tufa: Nuk mund të komentoni këtë vendim, çfarë do të thotë kjo për një ish-Kryeministër, për një figurë të tillë politike?

Olta Xhaçka: Ajo që kemi parë dhe lexuar që ka qenë deklarata e DASH ishte shumë e qartë dhe nuk kemi çfarë t’i komentojmë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.