Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha "non grata" nga SHBA, Rama flet për herë të parë: Telenovela politike e ka kthyer...(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Berisha "non grata" nga SHBA, Rama flet për herë të

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në sheshin "Skënderbej", bashkë me ministren Ogerta Manastirliu për të folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.

"Duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, nesër Komiteti do të dalë me lajmin e ri me lehtësimin e masave dhe ambicia jonë për të pasur",- tha Rama.

Më pas ia u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin e DASH për të shpallur "non grata" ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij të ngushtë.

Rama refuzoi që të japë një koment duke thënë se është i fokusuar tek punët e tij dhe nuk do të merret me telenovelën politike.

"Unë jam 100% i fokusuar tek punët, nuk e kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës dhe të çelim një rrugë të re në aspektin e ndërtimit publik dhe për këtë duhet të shmangim të gjithë ato aspekte që e kane kthyer jetën politikë në një telenovelë. Për mua ka shumë rëndësi se sa përparojmë",- tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll